Radio Dukagjini

Radio Dukagjini 99.7 FM Kosovo, Prishtina
18 3

E filluam seriozisht edhe pse pak të vetëdijshëm se do të arrihet ky sukses. 13 vjet pas, kuptojmë sa i rëndësishëm, sa me peshë dhe sa i suksesshëm ishte investimi ynë.

Tash, kur e përmbledhim punën 13 vjeçare të Radio Dukagjinit, me kënaqësi konstatojmë se ia dolëm.

Ia dolëm të jemi pjesë e çdo shtëpie, çdo familje, çdo institucioni. Dhe më e rëndësishmja: Arritëm të jemi pjesë e Kosovës.

Pjesë e suksesshme e Kosovës, e nismave të asaj kohe, që me gjithë vështirësitë që e përcjellin një kolektiv, rezultoi me shumë sukses.

Ndoshta ishte një fillim entuziast, por si çdo nismë me emrin “Dukagjini”, korri sukses.

Filloi në Pejë me një staf të vogël. U zgjerua edhe në Prishtinë, poashtu me staf të kufizuar.

Ishim radio lokale, hodhëm një hap më shumë përpara dhe u transformuam në kombëtare. Dhe jo vetëm kaq. Sot dëgjohemi në mbarë botën, falë zhvillimit të hovshëm të teknologjisë.

Dhe jo vetëm teknologjisë! Falë edhe punës së dhjetra të punësuarve në Radio Dukagjini.

Me idenë: Gjithmonë në kërkim të të rejave në shërbim tuajin, planifikuam dhe realizuam, me entuziazmin e pashoq të ekipit, një radio popullore, e cilësuar nga të gjitha sondazhet në vend dhe rajon si RADIO ME POPOLLORE NE 10 VJETET E FUNDIT.

Ne jemi gjithmonë ON AIR.E nisëm për ta vazhduar së bashku!

Ju faleminderit që egzistoni!

  • Frequency: 99.7 FM
Играет сейчас
FRENCH EXIT
Dua Lipa - FRENCH EXIT
Lithium
nirvana - Lithium
Mambo No 5
Lou Bega - Mambo No 5
Vendit Tim
Artan Bakija & Shkelzen Doli & Vesa Smolica & Ruzhdi Sadiku & Agron Peni - Vendit Tim
MOS KERKO FALJE
Eni Koci x Dani - MOS KERKO FALJE
0 комментариев
Контакты
Адрес : Rr. Ismail Qemajli nr. 7 Pejë, Republike e Kosovës +381 39-434-281
Email: info@dukagjini.com
Facebook: https://www.facebook.com/radiodukagjini/