Radio Tirana 1

Radio Tirana 1 99.5 FM Albania, Tirana
2 0

Radio Tirana filloi transmetimin e emisioneve më 28 nëntor të vitit 1938, Mbreti Zog përmes një ceremonie inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri me fuqi 3 kilovat dhe me valë të shkurtra 40 metra e pagëzuar me emrin Radio-Tirana. Në mikrofonin e kësaj radioje kanë kaluar zëra nga më të njohurit në artin dhe kulturën shqiptare si Marije Kraja (soprano), Tonin Guraziu (pianist), Tefta Tashko Koço (soprano), Lola Gjoka (soprano), Dhora Leka (redaktorja e parë) , Kaliopi Plasari (spikerja e parë), Haki Bejleri (spikeri i parë), Viktori Xhaçka, Kristaq Andoniu, Sterio Spase, Mihal Popi, Besim Lubonja, Kadri Roshi, Reshat Arbana, Vera Zheji, Piro Naçe, Hamdi Sulçebej e mjaft të tjerë.

Radio Tirana ka qenë "Akademia" e parë e gjuhës letrare shqipe duke e ruajtur dhe kultivuar atë. Përmes emisioneve të saj informative njohëse, edukative dhe kulturore, ajo ka luajtur një rol të pa zëvëndësueshëm në përçimin e vlerave kulturore të popullit shqiptar.

Veç vlerave të saja artistike e kulturore, kjo radio përmban një vlerë kombëtare, arkivin në të cilën ndodhen zëra unike siç është një fjalim i poliedrikut shqiptar Fan Stilian Noli si dhe zëri i 'ambasadorit' të artit shqiptar Aleksandër Moisiu.

  • Frequency: 99.5 FM
  • Slogan: Albanian Radio Television
  • First Air Date: 1938
0 comments
Contacts
Address : RADIOTELEVIZIONI SHQIPTARDrejtoria e MarketingutRr. "Ismail Qemali" No.11Tirane, ALBANIA
Email: i.vllashi@rtsh.al
Phone: +355 42 22 47 05
Wikipedia: https://sq.wikipedia.org/wiki/Radio_Tirana
Facebook: https://www.facebook.com/radiotirana1/